ANEGDOTA POPULLORE Shėnim: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes sė kuptimit dhe porosis qė i gjejmė te anegdotat apo te njohura nė popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA do ti tregojmė mu nė atė mėnyrė se si janė interpretuar nga vetė ata qė i kanė treguar ose qė janė ruajtur gjenerat pas gjenerate,deri ne ditėt e sotme.
MOS PO E RRUJNE EDHE AT QEN Ish kane njani tuj u rrue.Berberi e kish pas briskin e pamrehun, e k'ti i diqke l'kura sa qaq bahet.Tuj u rrue ky njeri, e nijti ni qen tuj piskate n'rruge.At'here foli: --A thue , more , cka qaj qen qi po pisket?A mos po e rrujne edhe atona a?
DJELMT EVLIHA I kish pas magjupja dy djel.Po i lavdohet shoqevet: --I kam dy djelt evliha. --Qysh?--i thane shoqet. --Mramje per mramje , kur bojne llaf qysh do me marre moti , njani thot: --Neser do t'bje shi.--e tjetri thot: --S'do me ra-- edhe kurr nuk nuk bahet per pa i dale njanit fjala.
PERTEJ DJEPIT--PERTEJ DETIT E 'kish pas thirre burri t'shoqen: --Oj grue , ku je? --Jam pertej djepit. --Pertej djepit , pertej detit.
KUSH KA KORRE?--NUSJA Ish kane ni zotni e kish pas toke shum.Kish pas shti argat n'are me korre grune , e ner ta ishte edhe 'i nuse e shpis.Kah akshami ish kan shkue zotnija te argat.Vetke zotnija tuj shkue ares: --Kush i ka korre qita rena kaq keq? --Nusja,-- thojshin tjeret per me e pshtue veten se e dishin qi nusja nuk flet.Shkojke ma larg zotnija e prap vetke: --Kush i ka korre qeta rena kaq keq? --Nusja,--ithojshin prap argat. Kur u ba aksham e erdh vakti m'i marre hakun,zotnija tana paret ja dha nuses.Argat i thane: --Pse me ja dhane nuses tana paret? --Prej fjalve t'juja po merret vesh qi nusja e paska korre krejt aren.
E LUMJA , MORI E EJTE Ni vajze ish kan hi ner vade (t'marteses).Kishte me u martue t'ejten.Kur erdh koha , nja kater pes dite pa shkue , ja nisi e po i njen dit: --E hane , e marte , lumja mori e ejte. T'merkuren e kapercei , e harroi pej qejfit e pej ngutes me shkue sa ma perpara te burri.(ktu ni her jane martue t'ejteve).
ZJARMI I ZHABARIT Ish kane shku njani musafir n'Zhabar t'Eper.Aty ku bjen n'konak , i gjane edhe do musafir tjere.Ish kane dimen e f'toft i madh.Zhabari s'kan dru shum e e kane zakon mos me e kalle shum kaftorin.Ky musafiri qi shkoi vetun , kish pas nirthe.Me i than t'zotit shpis:"Kalle kaftorin ma shum!,s'kish pas mujte se i kish pas ardhe marre".Po dikur s'ju durue e foli: --Valla , more burra , me e dijte qi asht edhe zjarmi i xhehnemit si zjarmi i Zhabarit , tybe gja s'kisha lane pa ba.
FEMIJA MUND TI PERGJAS EDHE RROGTARIT Tuj ba muhabet n'shoqni i thane njanit; --Djali yt i ka ga' rrogtarit. K'ti edhe ju ba merak.U idhnue.Shkoi n'shpi e po i thot t'shoqes: --Oj grue , po m'thone hallki:"Djali yt i ka ga rroktarit". Grueja edhe ja priti: --He njeri , pse po bahesh budall e po i ngone hallkin.F'mija i gajne dajve shtat sahat rruge larg , e s'po i gajne rrogtarit qi a kane n'shpi.
A HIHET NE KET UJE Ish kane njani tuj ba udhe.Ja mrrini tu ni uj , e zatetet ni coban stomit t'ujit.E kish menen me dale n'at ana ujit.E veti cobanin: --O coban , a hihet n'qet uj? --Po. Ujt ish kone koxha i felle.E merr drumtarin e e con nja 'izet-tridhet metra teposhte.Dikur drumtari mezi qi duel.U k'thue te cobani e i tha: --Pse , bre coban , ke tuj m'marre n'qafe e nuk m'kallxove t'drejten?.Gati u myta. --Ti nuk m'pvete a dilet , po a hihet n'qit uj.Me hi a kollaj , po me dal a zamet.Duhet me vete a dilet e jo a hihet.
TUPANI I LETRES Ish kane ni deputet e merr udhtim.E teshi n'rruge ni njeri me ni tupan t'letres.E p'veti: --Cka asht ky? --Ky asht tupan pej letre , me i ra kur naj deputet t'ban xhymertllek. --Po ky ckyhet , more --S'e di , se kurr s'm'ka ba vaki me i ra deri sod.
GEZIM MA T'MADH?--KUR JAM MARTUE VETE Bajram Haliti e kish pas martue djalin.Kur shkojne shoket me ja ba per hajr , i thone: --Per hajr , Bajram Haliti qi e martove djalin! --Hajer paqi! I thone: --A ki pas gzim ma t'madh n'ymer tan se sot qi pe marton djalin? --Po , qysh jo. --Kur? --Kur jam martue vete.
KUSH PO HIN ANDEJ? E veten ni babe: --Qysh pe e qon me k'ta t'rit? --Birinxhi. --A po t'ngojne? --Kush po hin anej!SA FEMIJE I KE? E d'veti ni grue njanin: --Sa thmi i ke? --Pese. --Po m'dhimesh.Sa t'jete thmija i vogel , ta hane kashaten e gojes , kur t'rriten , ti hane mushknit.
NUK TE NJEH KUSH A JE GJALLE Ish kane ni katunar i thjeshte , po menen e madhe.N'bramje shkon te shpija e a ungje e po rrin mazun.E shoqja e k'thei darken edhe e thirri me hanger. --He , moj grue , nuk e din ti cfare derti kam une.S'muj me hanger buke. --E cfare derti ki , njeri? --A dek filan bajraktari;filan aga e filan parija e m'ka mete fisi n'krye. Greja priti e i tha: --Hajde njeri e ha buke , se s'tnjeh kush qi je gjalle , se vec taksirati i ktyne thmive me m'i lane unet , qi t'ka hype menja e madhe , se kush s't'nje.
QITEM MOTER TA LAJ FTYREN Shkoi njani te motra e vet e martueme e nejti rrum dy muej pa luejte hic.E kish gjet mire aty;me punu s'punojke e miku i bajke muhabet boll.Ma s'mrami miqt nisen me u merzite,po s'kishin qysh me i thane me u cue.Edhe motres nuk i vike mire qi po rrin vllau aq shume.Ni dit natje i tha vllau motres: --Qitem uj , moter , t'e laj ftyren. --Uh , vlla--i tha motra.---Cfare ftyre po do me la!?.Ti me pas ftyre, shkon te shpija jote.
QAFA E PULES ME PELQEN MA SHUM E kishin pas vet njanin: --Cili mish i pules asht ma i miri? --Mishi i qafes asht ma i miri,--ja kthei ai. --Qysh more, mishi i qafes ma i miri?.--nisen me ba hajgare ata qi e kishin vete. --Per mue asht ma i mire mishi i qafes se dajma kam hanger qafa t'pulave e mish tjeter i pules s'm'ka ra kurr hise.
KUSH NUK DIN PER VEHTE NUK DIN PER KERKEND Niset me shkue njani n'sheher.E mushi ni thes me drith.N'njanen ane e qet at thes n'kali e n'tjetren ane e qet ni cung.Cungun e ban barre.E teshe ni njeri n'udhe.I thot ai njeri: --Cka ke ba kshtu? --Qe valla,e ngarkova qet cung me e ba barre. --A ki tjeter thes me veti? --Po kam.--Edhe ja dha thesin e shprazt. E shkarkuen kalin,e dane drithin n'dy thas e ja ngarkoi e ja bani t'dy thaset barre,e cungun e la n'toke.E i tha: --A asht ma mire tash? --Po valla. --Une--tha-- s'di per vedi se , me m'sue hallk di. --A s'din per vedi?-- i tha i zoti i kalit.--Nale ta ngarkoj prap cungun si e pata se, ti qi s'di per vedi, s'di per kerkan e s'm'ban hajr as mue.
DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME Ish kan dale ni njeri me shetit.Shkon teri n'stom t'detit.Aty ish kane ni peme e madhe.N'at peme ni shpen i bardhe.Ai shpen e kish pas ni pike uje n'kaqep.Ky njeri quditet shka ish ajo peme aty e ai zog me ni pike uje n'kaqep.Kah kthehet n'kujtim,teshet n'ni plak t'mrrine.E veti plaku: --Cka ki qi je kshtu menueshėm,more bir? Ai u pergjegj: --Kshtu e kshtu e pashe ni pemė n'stom t'detit e ni zog n'pemė me ni pike uje n'kaqep.S'po di se cka do me thane kjo pune. --Po t'kallzon plaku--i tha i mrrini.--Pema n'stom t'detit asht dyjeja.Shpeni n'peme asht insani.Pika e ujit n'kaqep t'shpenit asht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjeter t'detit asht dija e pazbulueme.
KUR QESHET DITUNIA?(IRONIKISHT) Dijen e kishin vete: --A kesh naj here n'ymer tan? --Po,--kish than dija--une keshi (kuptohet:ironikisht) n'ymer tem tri here:kur i madhi nuk ja din t'voglit,kur i forti nuk ja din t'ligit edhe plaku kur nuk ja din t'riut.
I CELSHA VESHET E I MSHELSHA SYTE Ish kan shku Brahim Uka i Dobrodolit te Rraci i Siqeves,e thojke: --Kur shkova te Rraci,i celshna syte e i mshelsha veshet,--se Rraci ish zingjin,po meshkuj t'muhabetit s'kish pase,krejt do t'shnosh. --Kur shkojsha te Tahir Hasani i Kijeves , i mshelsa syte e i celsha veshet se hem jan kan t'fort pej takati e hem kan pase burra t'meēem (Ramadan Shabani) .
PAK TLYNE,PAK DUHAN Nifare Shaba ' Dema i Vuqines e kish pas pi duhanin shum.Djemt ishin kan pas menue me ja hjek duhanin e po i thone ni dite: --Ish.kallaj, bre babe, me e lane duhanin.Na ka kallxue dikush. --Qysh , bre bir? --Me e hanger ka 'i luge tlyne sabale. Plaku s'kish pas qef me e lane krejt.Po u thot t'bijve: --Jo,bre bir,s'un e kini marre vesh mire.Kan thane:Pak tlyne e pak duhan!
SHKA DUHET PER YFTAR Kishin pas shkue dy vete n'shpi t'Tahir Berishes.Po bajne llaf shka duhet per yftar.Foli njani: --Per yftar duhet pogaqe,voe t'perzhitne.petlla,djath t'njome. Tjetri tha: --Duhet me pase edhe hurme,fiq.portokalla. I thane Tahirit: --Ti ,Tahir, ke qef me pase per yftar ni sheke kallamoq (se kujtojshin qi Tahiri s'din gja, se ish kan bjeshkatar).---Tahiri tha: ---Tana kto po i ngjehni ju per yftar.Yftar e nreqin ma shume gjinja.Gjin duhet me pase per yftar.
RAHMET PASTE KUSH E KA GJETE MISHIN E PASULIN. Njani kish shkue n'mal per dru.Gjith diten nejti pa buke.Edhe e lagu shiu.Kah u kthye ,po thot me vedi:"Ishalla e gja ' ni pasul per darke".Kur i pruni drute tu shpija, u shtrue darka.Bacica kish shti pasul , edhe me mish.Kur e pa ky pasulin me mish u gzue.Hanger shum.Piu edhe i'gote uje, e dhezi ni cigare e tha: --Zoti zhdrypte rahmet n'shpirtin e ati qi i ka ra n'men me i bashkue mish edhe pasul bashke.Pasuli jemek n'veti, e mishi kapaki i t'tanave,a ka si bahet ma mire!
FALLI I TE VORFUNIT Ish kan njani fukara.Shkon tu falltori e i thot: --Allahile, a po m'qet fall? --Per cka po do me t'qit fall? --E kam jeten e keqe e jam fukara i madh.Pa kqyr, a kam m'u ba najhere zingin i madh? Falltori zu m'i qit fall me pasula.Ikqyri sa i kqyri , e dikur tha: Edhe tri vjet qishtu e ke fatin. --Po masanej?--e veti fukaraja. --Masanej m'sohesh s't'duhet ma mire.
GJYGYMI I ĒAJIT Shkon njani n'Shtime.P'e shef njanin qi kish ra n'fukarallik e i kish qite m'e shitė gjygymin e ēajit,e kishte pas shite edhe token , e tash e kish qite me e shite edhe gjygymin .Po flet ky qi kish pas shkue n'Shtime. --A po e shet gjygymin a? ---Po ,po e shes. E kqyri gjygymin e i tha: --I mir tuk'a , po i vogel a ? --Po t'doket i vogel , po i vogel s'a,dymdhet hektere toke m'i ka hanger.
 |